pasi mbeti i bllokuar ne bjeshket e istogut blegtori arrin te kthehet bashke me bagetite e tij 68e163b02ed56

Pasi mbeti i bllokuar në bjeshkët e Istogut, blegtori arrin të kthehet bashkë me bagëtitë e tij

October 4, 2025
1 minut lexim

Blegtori nga Istogu, Kreshnik Zeqiraj, ka arritur të zhvendosë me sukses bagëtitë e tij nga bjeshkët e Studenicës, përkundër kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë rajonin ditët e fundit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar për Gazeta Sinjali se, menjëherë pasi janë njoftuar për rastin, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta.

“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes,” – kishte deklaruar Gashi.

Fillimi i tetorit ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave në mbarë vendin. Në disa zona malore, përfshirë edhe pjesë të Istogut, janë raportuar reshje bore, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qasjen dhe lëvizjen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump paralajmeron hamasin per planin e paqes nuk do te toleroj vonesa 68e162c4a8a09
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

llojet e njerezve qe duhet ti mbani sa me larg vetes 68e164d1650e9
Lajmi i radhës

Llojet e njerëzve që duhet t’i mbani sa më larg vetes

Të fundit nga

ShkoLartë