pasi elijona konfirmoi krizen klodi reagon ndaj deklarates se saj 6a9b3e7d4aac7

Pasi Elijona konfirmoi krizën, Klodi reagon ndaj deklaratës së saj

September 4, 2026
1 minut lexim

Pasi Elijona konfirmoi publikisht se marrëdhënia e saj me Klodin po kalon një periudhë të vështirë, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit në rrjetin social X.

Elijona u shpreh se ndjeu nevojën t’u sqaronte ndjekësve situatën, edhe pse bëhet fjalë për një çështje personale.

Ajo pranoi se çifti po përballet me probleme, duke thënë: “Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjërat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale. Mirëpo, besoj që edhe ju e keni kuptuar që diçka ka ndodhur dhe po, është e vërtetë që po kalojmë në një fazë pak më të rëndë”.

Ajo theksoi se nuk dëshiron që situata të shoqërohet me kërkim fajtori apo me rolin e viktimës, pasi në një marrëdhënie janë të përfshirë dy persona.

Në fund, Elijona kërkoi mirëkuptim edhe ndaj partnerit të saj: “Be kind edhe me Klodin pls!”

Pas deklaratës së saj, Klodi reagoi në X, duke e mbështetur Elijonën dhe duke sqaruar se nuk është larguar nga rrjetet sociale: “Ju lutem, vlerësojeni Elin për sinqeritetin. Unë nuk jam zhdukur, jam ende online edhe 2 ditë. Ju lutem, mos filloni të sulmoni pa asnjë arsye”.

Reagimi i Klodit vjen edhe për të shmangur keqkuptimet, pasi një ditë më parë ai kishte njoftuar se do të shkëputej nga rrjetet sociale për 10 ditë, për shkak të angazhimit në një projekt të ri pune.

Të dy deklaratat vijnë në një moment delikat për çiftin, ndërsa ata kërkojnë mirëkuptim nga ndjekësit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne spanje temperaturat arrijne ne 45 7 grade celsius 6a9b3db0f3567
Lajmi i mëparshëm

Në Spanjë temperaturat arrijnë në 45.7 gradë Celsius

maqedonia e veriut zyrtarisht pjese e korridorit vertikal te gazit 6a9b4122025d1
Lajmi i radhës

Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

Të fundit nga

ShkoLartë