pasagjeri i avionit te linjes tirane londer shfaq simptoma te renda ne udhetim nderhyrja e mjekut shqiptar i shpeton jeten 68bf4da376c12

Pasagjeri i avionit të linjës Tiranë-Londër shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar i shpëton jetën

September 8, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekut shqiptar Dr. Kristo Papa, u arrit të stabilizohej gjendja e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në bord.

Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.

Mjeku organizoi dhënien e ndihmës së parë në bashkëpunim me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë udhëtim ajror, ai monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës, ku pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tete vrasje brenda shtate muajve kerkohen politika me te ashpra ndeshkimore 68bf4d0072a95
Lajmi i mëparshëm

Tetë vrasje brenda shtatë muajve, kërkohen politika më të ashpra ndëshkimore

france brenda 12 muajsh bie qeveria e trete 68bf4e16039ca
Lajmi i radhës

Francë: Brenda 12 muajsh bie qeveria e tretë

Të fundit nga

ShkoLartë