pas videos manipulative te halil snopces arben fetai i pergjigjet ermal pandurit nuk kam per cfare te kerkoj falje 688e6dac2554f

Pas videos manipulative të Halil Snopçes, Arben Fetai i përgjigjet Ermal Pandurit: “Nuk kam për çfarë të kërkoj falje”

August 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 gusht – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj një videoje të prerë dhe të manipuluar nga Halil Snopçe, e shpërndarë më pas nga gazetari Ermal Panduri me pretendimin se Fetai duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Fetai thekson se e vërteta nuk mund të fshihet me manipulime mediatike apo fjalime melodramatike:

“Kryeministri këtë javë në Kuvend e konfirmoi të vërtetën që e thashë në emisionin tënd: Arben Taravari, tinëzisht dhe si skllav i Aliut dhe Artanit, i ka kërkuar atij ta fusë BDI-në në Qeveri.”

Ai shtoi se nuk ka asgjë për të cilën të kërkojë falje, duke rikujtuar disa nga arritjet e mandatit të tij: ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, qasjen e barabartë të shqiptarëve në financat shtetërore, punësimet dhe avancimet pa diskriminim, si dhe rikthimin e marrëdhënieve të forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Duke iu drejtuar Pandurit, Fetai e përmbylli reagimin me fjalët: “ turqisht nuk flas por tregoi atij që e ke shpërndarë në murin tënd se shqip, batakçiu është ai që mashtron për të nxjerrë një përfitim për vete, një njeri i pandershëm të cilit nuk mund t’i zihet besë.”

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deshmia tronditese e nenes algjeriane e lashe te vdekur dhe ika 688e6a9c40995
Lajmi i mëparshëm

Dëshmia tronditëse e nënës algjeriane: E lashë të vdekur dhe ika

mjeti perfundoi jashte rruges niset drejt traumes shoferi qe u aksidentua ne korce 688e6f4d67890
Lajmi i radhës

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

Të fundit nga

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e
ShkoLartë