pas vendeve europiane edhe kanadaja shqyrton dergimin e trupave ne groenlande zyrtaret ushtarake ne pritje te aprovimit nga kryeministri carney 696e89773dea1

Pas vendeve europiane edhe Kanadaja shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë, zyrtarët ushtarakë në pritje të aprovimit nga kryeministri Carney

January 19, 2026
1 minut lexim

Kanadaja po shqyrton dërgimin e një force të vogël ushtarake në Groenlandë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, tha sot një burim i njohur me çështjen.

Informacioni u raportua për herë të parë CBC News dhe gazeta Globe and Mail.

Zyrtarët ushtarakë i kanë paraqitur planet për operacionin qeverisë dhe po presin një vendim nga Kryeministri Mark Carney.

Kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të pushtuar Groenlandën e vënë Carney në një pozicion të vështirë, pasi ai dëshiron të tregojë solidaritet me aleatët e tij europianë, duke ruajtur gjithashtu një marrëdhënie të mirë me presidentin amerikan, i cili më parë ka kërcënuar të aneksojë Kanadanë.

“Jemi të shqetësuar për këtë përshkallëzim, për të qenë të qartë ne gjithmonë kemi mbështetur pavarësinë kombëtare dhe integritetin territorial të vendeve, kudo që janë”, u tha Carney gazetarëve në Doha të dielën.

Javën e kaluar, vendet evropiane dërguan një numër të vogël personeli ushtarak në Groenlandë. Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Holanda thonë se po dërgojnë personel ushtarak për t’u përgatitur për stërvitjet ushtarake që do të mbahen më vonë këtë vit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kpk mblidhet neser ky eshte rendi i dites 696e89663b526
Lajmi i mëparshëm

KPK mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

tensione mes trump dhe be per groenlanden presidenti amerikan perqendrohuni te rusia dhe ukraina jo te ishulli arktik 696e8b3312fbf
Lajmi i radhës

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

Të fundit nga

ShkoLartë