pas vdekjes se kryetarit te komunes se brvenices qeveria hapi procedure per zgjedhje te reja 6a4d258e5f0cd

Pas vdekjes së kryetarit të komunës së Brvenicës, Qeveria hapi procedurë për zgjedhje të reja

July 7, 2026
1 minut lexim
qeveria e maqedonise

Qeveria miratoi Vendim për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Komunës së Brvenicës, me të cilin krijohen parakushtet ligjore për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, informoi në seancën e sotme qeveritare se informacioni i paraqitur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është shqyrtuar dhe miratuar, pasi paraprakisht është marrë njoftim nga Kryetari i Këshillit të Komunës së Brvenicës për krijimin e një baze ligjore për ndërprerjen e parakohshme të mandatit.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka filluar procedurën në përputhje me detyrimet ligjore, për shkak të një rrethane që, sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, çon në ndërprerjen e mandatit me forcën e ligjit.

Miteva kujtoi se Ministria është e detyruar të informojë Qeverinë brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit, e cila më pas brenda 30 ditëve fillon procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune.

“Qeveria miratoi informacionin dhe miratoi një Vendim për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Komunës së Brvenicës, i cili krijon parakushtet ligjore për zbatimin e procedurës së mëtejshme në përputhje me rregulloret dhe afatet në fuqi”, tha Miteva.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

will smith dhe jada pinkett smith serish bashke pas shtate vitesh ndarje 6a4d219bce82c
Lajmi i mëparshëm

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith sërish bashkë pas shtatë vitesh ndarje

groenlanda duhet te jete nen shba trump rihap betejen diplomatike me danimarken 6a4d37867c7d6
Lajmi i radhës

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

Të fundit nga

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) u zhvillua mbledhja e Komisionit Teknik Këshillimor, me fokus masat për sezonin e zjarreve, situatën aktuale në vend

Gjini takon eurodeputetin Terras

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamenti Evropian për Kosovën. Përmes një njoftimi në Facebook, Gjini bëri të ditur se gjatë takimit
ShkoLartë