1
Shkup, 25 qershor – Karvani ekonomik i ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndaloi sot në Zhelinë, ku bashkë me kryetarin e komunës Blerim Sejdiu dhe deputetin Adnan Azizi prezantuan Planin Operativ për Punësim dhe Zhvillim Ekonomik prej 40 milionë eurosh.
Durmishi nënvizoi mbështetjen e drejtpërdrejtë për bizneset e vogla dhe të mesme, nxitjen e punësimit për të rinjtë dhe gratë, si dhe investimet në zhvillim rural e ekonomi lokale, masa konkrete që po e ndryshojnë terrenin ekonomik.
“Bashkë me komunat dhe qytetarët do të sigurojmë që çdo politikë ekonomike të sjellë përfitime reale në terren. Zhvillimi nuk ndodh nga lart, ai ndërtohet nga poshtë me bashkëpunim, besim dhe veprim konkret”, shkroi ministri në rrjetet sociale.
Kohë më parë, ministri bëri të ditur se mbi 6000 qytetarë kanë aplikuar për të ndërtuar të ardhmen e tyre përmes vetëpunësimit!
Burimi: zhurnal.mk