pas takimit te koalicionit te gatshem macron zbulon strategjine e putinit 68a214d425a8c

Pas takimit të Koalicionit të Gatshëm/ Macron zbulon strategjinë e Putinit

August 17, 2025
1 minut lexim

Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz drejtuan sot takimin virtual të “Koalicionit të Gatshëm”, një grup liderësh evropianë të mbledhur për të mbrojtur një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu bashkua video-konferencës nga Brukseli, ku kaloi pasditen në shoqërinë e kreut të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski ishte i pari që foli pas takimit.

“Gjatë bisedës, theksova se për të sjellë paqe, presioni duhet të drejtohet ndaj agresorit, jo viktimës”, tha Sikorski.

Pas takimit të sotëm virtual të “koalicionit të të vullnetshmëve”, kanë ardhur deklarata të tjera nga udhëheqësit evropianë që morën pjesë në bisedimet që synonin mbrojtjen e marrëveshjes së paqes për Ukrainën.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se i tha grupit se, nëse nuk arrihet një armëpushim, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë presionin ndaj Rusisë.

“E drejta sovrane e Ukrainës për të përcaktuar kushtet e veta për paqe duhet të respektohet”, tha Costa në X.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb, tha se ekziston një konsensus i fortë midis vendeve të koalicionit mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, ndërsa kryeministri çek, Petr Fiala, tha se koalicioni ra dakord që përparësia e menjëhershme duhet të jetë ndalimi i vrasjeve.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se lideri rus Vladimir Putin nuk po ofron paqe, por kapitullim, raporton KosovaPress.

“Putin nuk po ofron paqe, por kapitullim. Të vetmit që mund të flasin për territoret ukrainase janë autoritetet ukrainase,” tha ai.

Sipas tij, udhëheqësit evropianë planifikojnë t’i kërkojnë presidentit Donald Trump se në çfarë mase është i gatshëm të angazhohet në garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Macron theksoi gjithashtu se për paqe afatgjatë, Ukrainës i duhet një ushtri e fortë.

Takimi përfundoi përpara udhëtimit të një numri udhëheqësish evropianë në Uashington nesër, ku ata do t’i bashkohen Zelensky për një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekskluzive shqiptaret lamtumire anglise ulje drastike ne azil kerkim zbulohet sa viza u aprovuan ne 2024 68a214640ee8b
Lajmi i mëparshëm

Ekskluzive/ Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

europa ne krah te zelenskyt trump planifikon takim trepalesh me putin presidenti ukrainas takon von der leyen 68a2168b0e560
Lajmi i radhës

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

Të fundit nga

ShkoLartë