Pas shumë kritikash dhe sugjerimesh nga akademia, Ministria e Arsimit po finalizon draftin e dytë të Ligjit për Arsimin e Lartë. Brenda një periudhe dhjetëditore, dokumenti do të rishfaqet në sistemin ENER. Zëvendësministri Driton Sulejmani në intervistë për Alsat tha se janë munduar t’i përfshijnë të gjitha vërejtjet konstruktive për ta bërë ligjin më funksional se versioni i parë. Gjithashtu, zv ministri Sulejmani garantoi se nuk do të ketë asnjë cenim të autonomisë universitare, e cila mbetet shtylla kryesore e reformës.
“Jemi në fazën ku të gjitha ato sugjerime edhe kritika po mundohemi ti përfshijmë në draft versionin e ri. Mendoj se sëshpejti, nji ose dy javë, ligji prsp do të jetë në sistemin ENER me të gjitha ato ndryshime me të cilat do ti pësoj..Nuk mendoj që do të ketë, do të vij deri te cenimi I autonomisë. Janë pranuar ato sugjerime, tash duhet ta kemi të qartë se Ministria e Arsimit ka politikat, synimet e veta që dëshiron ti arrij në këtë aspekt e kjo pa dyshim është rritja e cilësisë së arsimit. Sugjerimet të cilat realisht zën vend pa dyshim që do ti pranoj ministria mirëpo sëshpejti ligji do të jet prap në sistemin ENER ku do të mundet publike ta shoh se cilat ndryshime I ka pësuar, do të jetë shumë më mir që ishte versioni I patrë dhe mendoj që padyshim do të ndikoj në rritjen e cilësisë së arsimit,” deklaroi Driton Sulejmani, zv ministër i Arsimit.
Sulejmani insiston se qëllimi kryesor mbetet reforma që prodhon cilësi, duke siguruar opinionin se dikasteri i arsimit është treguar i hapur për dialog. (Alsat.mk)
Burimi: alfax.mk


