pas sherrit e dhunuan dhe qelluan me arme drejt makines se tij zbardhet ngjarja ne shkoder kush eshte 42 vjecari i plagosur 6918f3a6f317a

Pas sherrit e dhunuan dhe qëlluan me armë drejt makinës së tij, zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

November 15, 2025
1 minut lexim

Një sherr i nisur për arsye banale, ka çuar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.

Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana 42 vjeç, banues në Bericë.

Ky i fundit është përfshirë në konflikt për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri makinën e tij, por plumbat nuk e kanë prekur shoferin.

Pasi është qëlluar me armë në drejtim të mjetit, 42-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me barrierat anësorë të rrugës, dhe ka përfunduar pranë një karburanti.

Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarje, duke u paraqitur në spitalin e Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve.

 

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mitrovica gati per lojerat mesdhetare 2030 drejt perfundimit stadiumi adem jashari 6918f3045a79a
Lajmi i mëparshëm

Mitrovica gati për Lojërat Mesdhetare 2030, drejt përfundimit stadiumi “Adem Jashari”

irani teston sistemin e alarmit mes frikes se luftes 6918f419d00a3
Lajmi i radhës

Irani teston sistemin e alarmit mes frikës së luftës

Të fundit nga

ShkoLartë