pas sherrit banal perplasi qellimisht me makine ciftin e bashkeshorteve ne fier arrestohet i riu i shpallur ne kerkim 69bd2ebaeb0af

Pas sherrit banal përplasi qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve në Fier, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

March 20, 2026
1 minut lexim

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi, ndërsa në pranga ka rënë një i ri që ishte në arrati për një konflikt. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet F.CC., akuzohet se më 26 shkurt përplasi qëllimisht me automjet një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal, ndërsa më pas ai u arratis.

NJOFTIMI I POLICISE

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi. I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

spanja merr masa per cmimin e naftes ulet tvsh ja per karburantet 69bd2cdbd97b9
Lajmi i mëparshëm

Spanja merr masa për çmimin e naftës, ulet TVSH-ja për karburantet!

kurti po perballemi me dy sfida me provokime ne kufi dhe me ngritjen e cmimit te naftes 69bd2ef6e1df1
Lajmi i radhës

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë