pas samitit kurti takon starmerin ne londer diskutojne bashkepunimin kosove britani 68f94effe4126

Pas Samitit, Kurti takon Starmerin në Londër, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Britani

October 22, 2025
1 minut lexim

Pas takimit që u zhvillua në pjesën e parë të ditës me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme, Yvette Cooper dhe pas përfundimit të sesioneve të diskutimeve në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në margjina të tij, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizimin e Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër për herë të dytë pas vitit 2018.

Gjersa diskutuan rreth temave kryesore të Samitit, gjegjësisht siguria, rritja dhe migracioni, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe paqes.

Image

Takimi Kurti dhe Starmer pas Samitit të Procesit të Berlinit

Në vijim biseduan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha me interes të përbashkët si energjia, siguria dhe mbrojtja, infrastruktura dhe edukimi. Kryeministri Kurti veçoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, gjersa vendi ynë po vazhdon investimet në këtë drejtim.

Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për lajmin se Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe do të vazhdojnë mbështetjen për misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR-in, për të paktën edhe tre vjet, si dhe për thirrjen e djeshme në seancën e OKB-së për njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare dhe për dorëzimin e terroristit Radoiçiq nga ana e Serbisë, i cili vijon të mbetet i lirë pas sulmit terrorist në Banjskë duke përbërë rrezik për sigurinë.

Image

Takimi Kurti dhe Starmer pas Samitit të Procesit të Berlinit

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

manchester united ideja lewandowski per ne vere 68f94ef42b8f7
Lajmi i mëparshëm

Manchester United, ideja Lewandowski për në verë

inside story ekskluzive vija e kuqe nga lalzi ne rodon si u grabiten pronat e banoreve 68f94fa4bcf19
Lajmi i radhës

Inside Story/ Ekskluzive, “Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë