pas rreth 8 muajsh arrestohet 40 vjecari qe grabiti ne prishtine 688b7a141df03

Pas rreth 8 muajsh, arrestohet 40-vjeçari që grabiti në Prishtinë

July 31, 2025
1 minut lexim

Një 40-vjeçar është arrestuar në orët e para të kësaj së enjte në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari A.A., është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 01:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person në kërkim për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 06.12.2024. Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: A.A., mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, i dyshuari më 6 dhjetor të vitit të kaluar kishte kryer grabitje në një qendër tregtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trajculeski mickoskit pse po hapni ceshtjen e gjuhes maqedonase po na ktheni ne kohen e gruevskit 688b799b786ab
Lajmi i mëparshëm

Trajçuleski, Mickoskit: Pse po hapni çështjen e gjuhës maqedonase, po na ktheni në kohën e Gruevskit

ushtrimet ne natyre rrisin ndjeshem aftesite mendore te femijet 688b7b424e701
Lajmi i radhës

Ushtrimet në natyrë rrisin ndjeshëm aftësitë mendore te fëmijët

Të fundit nga

ShkoLartë