pas prishtines e hages protesta per ish kreret e uck do te organizohet ne tirane 68da91d402c3b

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

September 29, 2025
1 minut lexim

Tirana do të jetë qyteti i radhës ku do të zhvillohet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas Prishtinës dhe Hagës.



Më 17 tetor në Tiranë, një grup shoqatash të veteranëve të luftës, nën koordinimin e ish-deputetit Azgan Haklaj, ftojnë shqiptarët të bashkohen në sheshin Skënderbej.

“Motoja jonë është: ‘Edhe unë jam UÇK. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët.’ Besoj dhe uroj që në datë 17 tetor, në sheshin Skënderbej, të gjithë shqiptarët do të vijnë të japin një mbështetje të fuqishme. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të akuzohej Garibaldi, George Ëashington-i? Pra, edhe çlirimtarët tanë kanë kryer një mision!”, thotë Haklaj.

Hysni Guçati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës thotë: “Ju bëj thirrje të gjitha partive politike, të gjithë shqiptarëve anekënd, pa dallim feje. Ne jemi të gjithë shqiptarë që duhet të reagojmë në datë 17 tetor, në orën 17:00, të gjithë së bashku. Kjo nuk është thjesht çështja e disa individëve, por është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe të vërtetës historike!”.

Zgjedhja e Tiranës për protestën e radhës vjen në një moment kur, sipas organizuesve, Shqipëria ka treguar se është me Kosovën në çdo hap.

Për protestuesit, kjo nuk është thjesht thirrje për të ndalur padrejtësitë ndaj gjykimit të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kërkojnë të marrin fund përpjekjet për baltosjen e luftës në Kosovë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vladimir putin nuk deshiron armepushim ministri gjerman pistorius prioritet i europes duhet te jete mbeshtetja e ukraines 68da8ee838c95
Lajmi i mëparshëm

“Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim”, ministri gjerman Pistorius: Prioritet i Europës duhet të jetë mbështetja e Ukrainës

ministrja e arsimit hap thirrjen per bursat e doktorates 2025 2026 68da93f4155f0
Lajmi i radhës

Ministrja e Arsimit hap thirrjen për bursat e doktoratës 2025/2026

Të fundit nga

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të ajrit. Në dallim prej ditëve të mëparshme, kur Prishtina ishte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sonte ajri

Agim Ademi: Pa favoritë 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar disa klube të Ligës së Parë të Kosovës, të cilat po përgatiten në Durrës të Shqipërisë. Trepça ‘89, Dinamo, KEK-u, Istogu,
ShkoLartë