pas perplasjes se bujshme beniada dhe aulona perballen per here te pare ne perputhen 692ea0b476f7f

Pas përplasjes së bujshme, Beniada dhe Aulona përballen për herë të parë në Për’puthen

December 2, 2025
1 minut lexim

Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, krahë opinionistes Aulona Musta nuk ishte Laert Vasili por Beniada Nishani.

Aulona u përball me Beniadën pas një ‘përplasje’ që mori një vëmendje të madhe disa muaj më parë. Duke iu referuar Beniadës, Aulona kritikoi përdorimin e të gjuhës shqipe në një emision pasditeje.

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”-ishte komenti i Aulonës, i pasuar nga Beniada e cila tha-  “Qentë le të lehin, karvani ec përpara”.

Dje të dyja vajzat ishin përballë njëra-tjetrës ku edhe komentuan situatën mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Megi: Aulona më thuaj pak, a mundet që të jetë opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip. Apo ishte shumë herët dhe e tepërt?

Beniada: Pyetja ishte për mua? Ngaqë po më sheh mua…

Megi: Po pyesja Aulonën. Të intereson përgjigja?

Beniada: Jo, fare por unë jam e edukuar dhe dëgjoj.

Aulona: Patjetër që një opinioniste që nuk flet mirë shqip mund të jetë dhe të japë mendimet e saj sepse kushdo ka të drejtë të japi mendime, patjetër edhe një vajzë që nuk e flet mirë shqipen. Megjithatë unë i qëndroj idesë time që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen, njësoj siç unë nuk mund të bëj dot një emision politik. Nëse do të më thonin unë e di që po ta bëja do të isha një tmerr.

Megi: Beniada ke një replikë?

Beniada: Zemër, unë mendoj që secili prej nesh ka karakteristikat e veta dhe secili ka mënyra të ndryshme për t’u shprehur. Mbase ka njerëz që nuk e kanë gramatikën perfekte por më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës sesa me komunikimin perfekt por me gjuhën e urrejtjes.

Megi: Do ta vazhdosh Aulona?

Aulona: Do ti që ta vazhdoj unë? Shiko përtej shakave, mua më pëlqen që në fakt është Beniada këtu dhe po ndajmë opinionet tona. Unë e kam vlerësuar Beniadën që në fillimet e saj dhe vazhdoj ta bëj kështu që… Ajo është një vajzë shumë solare, shumë e bukur dhe interesante absolutisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me pak aksidente me shume gjoba ne rajonin e ferizajt 692e9f935c2a4
Lajmi i mëparshëm

Më pak aksidente, më shumë gjoba në rajonin e Ferizajt

rmv padi per ish drejtorin pasi i ka shkurtuar per 3 500 denare rrogat e punetoreve 692eaa342fbde
Lajmi i radhës

RMV, padi për ish-drejtorin pasi i ka shkurtuar për 3 500 denarë rrogat e punëtorëve

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë