Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes, ka përmbyllur numërimin e pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.
Kështu ka konfirmuar për zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kjo shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Pos tjerash, ai shtoi se KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
“Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha ai.
Burimi: botasot.info


