pas nderhyrjes mesohet gjendja shendetesore e ibrahim tatlises 69dbd9388f5ab

Pas ndërhyrjes – mësohet gjendja shëndetësore e Ibrahim Tatlises

April 12, 2026
1 minut lexim

Ibrahim Tatlises është shtruar në spital dhe ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në fshikëzën e tëmthit pas një infeksioni serioz që e përkeqësoi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas mediave, artisti u ndje keq pas koncerteve të tij jashtë vendit dhe më pas në shtëpinë e tij në Stamboll, ku më 7 prill u dërgua me urgjencë në spital për shkak të temperaturës së lartë dhe rënies së tensionit.

Mjekët konstatuan një infeksion të rëndë, i cili kishte burimin në inflamacionin e fshikëzës së tëmthit.

Fillimisht, ai u trajtua me antibiotikë dhe u mbajt në kujdes intensiv për shkak të gjendjes së tij delikate.

Pas përmirësimit të pjesshëm, ekipi mjekësor vendosi që të kryhej operacioni, duke marrë parasysh se bëhej fjalë për një rast të komplikuar për shkak të infeksionit dhe përdorimit të medikamenteve që hollojnë gjakun.

Ndërhyrja kirurgjikale u realizua me sukses, pa komplikacione të mëdha sipas mjekëve, por për arsye sigurie ai po vazhdon të qëndrojë nën monitorim në repartin e kujdesit intensiv.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet se po shkon drejt përmirësimit dhe nëse gjithçka ecën sipas planit, pritet të dalë nga spitali gjatë javës së ardhshme.

Ekipi mjekësor ka theksuar se situata është nën kontroll, por kërkon ende kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme për shkak të kompleksitetit të infeksionit që ai ka kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

temperaturat e larta godasin femijet mjekja bushati dhimbja e kokes tek femijet mund te paralajmeroje epilepsi 69dbd7a909d9e
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat e larta “godasin” fëmijët! Mjekja Bushati: Dhimbja e kokës tek fëmijët mund të paralajmërojë epilepsi

vlen bdi e shfrytezoi perfaqesimin per pazare ne e beme ligj 69dbdf618a159
Lajmi i radhës

VLEN: BDI e shfrytëzoi përfaqësimin për pazare, ne e bëmë LIGJ

Të fundit nga

ShkoLartë