pas marreveshjes se paqes se udhehequr nga trump kosova dergon ndihme jetike ne gaza kurti jep detaje 693d516070c84

Pas marrëveshjes së paqes së udhëhequr nga Trump, Kosova dërgon ndihmë jetike në Gaza – Kurti jep detaje

December 13, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ndihma humanitare e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi.

Dërgesa, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe mbi 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë, dhe është bërë e mundur pas marrëveshjes së fundit të paqes, e arritur nën udhëheqjen dhe në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump, duke reflektuar angazhimin e Kosovës në solidaritetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e popullatës civile në Gaza, përcjell “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Sapo morëm njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa jonë humanitare, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje.

Edhe pse Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë këtë vendim që në janar, realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza. Na gëzon fakti që jemi qeveria e parë e Republikës së Kosovës që arrijmë të ofrojmë një mbështetje të tillë për banorët e Gazës. Shpresojmë që ajo të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë modeste, në lehtësimin e vuajtjeve dhe në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet për të gjithë.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

google po nderton nje shfletues te ri eksperimental 693d512e1158e
Lajmi i mëparshëm

Google po ndërton një shfletues të ri eksperimental

si do te veproje shba ne te ardhmen ne europe 693d5174e7997
Lajmi i radhës

Si do të veprojë SHBA në të ardhmen në Europë?

Të fundit nga

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në

Fillon sherri pas ndeshjes

Fitorja 2:1 e Aston Villas ndaj Tottenhamit në raundin e tretë të FA Cup nuk përfundoi vetëm me fishkëllimën e fundit, pasi në fund të ndeshjes pati tensione dhe një përplasje mes
ShkoLartë