pas koncerteve ne prishtine dafina zeqiri dy nete dimri te ftohta qe ngrohen zemren time pergjithmone 695190725f3a4

Pas koncerteve në Prishtinë, Dafina Zeqiri: Dy netë dimri të ftohta që ngrohën zemrën time përgjithmonë

December 28, 2025
min lexim

Dy netë të dhjetorit, më 25 dhe 26 dhjetor, Prishtina u mbush me energji dhe emocione nga performancat e Dafina Zeqirit.

Këngëtarja shndërroi skenën në një atmosferë të veçantë, ku muzika dhe pasioni i saj bashkuan fansat në një festë të paharrueshme.

Pas këtyre dy netëve të suksesshme, Dafina ndau me ndjekësit në Instagram ndjesitë e saj, duke shprehur mirënjohje për publikun dhe për ekipin që e mbështeti në realizimin e këtyre performancave.

Postimi i saj reflektues dhe emocional tregon lidhjen e fortë që artistja ka me fansat dhe mesazhin se “Supernova” nuk është vetëm një koncert, por një përvojë e mbushur me dashuri e kujtime.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Dy netë dimri të ftoftë, që ngrohën zemrën time përgjithmonë! Muzika nuk është forcë që shihet, është forcë që ndjehet. Nuk kërkon perfeksion por kërkon shpirt e shumë dashni.

Dhe kjo bindje mu dëshmua edhe njëherë përmes dashnisë së pa masë që më keni dhuru në këto dy netët e fundit të dhjetorit të ftohtë, që ngrohën zemrën time përgjithmonë.

Muzika është forca që m’ka përcjellë përgjatë gjithë karrierës dhe jetës sime, dhe është forca që dua të ndajë me të gjithë ju sepse të gjithë kemi nevojë për një za që flet me tingujt e zemrës.

Prandaj jam në skenë, prandaj do të jem në skenë.Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë që u bashkuat në manifestimin e Supernovës. Jam pafundësisht mirënjohëse për band-in tim, orkestrën, vokalistët, por mbi të gjitha ekipin fantastik me të cilët dhamë gjithçka nga vetja për ju.

Çdo sekondë që kaluam së bashku në skenë ishin momente kremtimi të një rrugëtimi të gjatë, me sfida, por edhe me shumë dashni e kujtime që ndërtuam bashkë me juve.

E di që hapësira e lokacionit të ri të koncertit nuk mjaftoi për të ju përgjigjur të gjitha kërkesave tuaja, por në rrethanat e krijuara dhe përgjegjësive që kemi për proceset e rëndësishme shoqërore si zgjedhjet demokratike, ishte opsioni i vetëm për të siguruar kapacitetin e biletave të shitura.

Përkundër kësaj, ju na dëshmuat se hapësira nuk është asnjëherë pengesë për performancat si këto të dy netëve të fundit, që ishin përfomanca të sinqerta dhe buruan nga shpirti e prandaj ishin e do të mbeten të veçanta për mua.

Dhe ky nuk është fundi. Është kremtim dhe premtim për më shumë netë si këto, për më shumë dashni e mbi të gjitha për më shumë kujtime që kemi me ndërtu bashkë! Supernova nuk shuhet por lë gjurmë për më shumë netë nën yje.

Shihemi së shpejti!

Ju dua pafundësisht!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lladrovci bastioni i pdk se deshmoi se procesi i lire e demokratik i zgjedhjeve eshte ne vend te pare 69518f5485ed9
Lajmi i mëparshëm

Lladrovci: Bastioni i PDK-së dëshmoi se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë

numerohen 81 e kutive te votimit ne kosove kurti kryeson me mbi 50 te votave pdk 20 e ndjekur nga ldk me 14 6951953cca155
Lajmi i radhës

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Të fundit nga

ShkoLartë