pas kocanit protesta per viktimat e zjarrit zhvendoset ne shkup 6913aa8eaf83b

Pas Koçanit, protesta për viktimat e zjarrit zhvendoset në Shkup

November 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 nëntor – Të shtunën, më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse” kanë njoftuar organizimin e një proteste të re, të quajtur “Marshi i Engjëjve”, e cila këtë herë do të mbahet në Shkup, në vend të Koçanit.

Sipas organizatorëve, marshimi do të nisë në ora 12:05, nga Sheshi “Maqedonia” në Shkup, dhe do të vazhdojë drejt Parlamentit dhe Gjykatës Themelore Penale.

Në një video-mesazh drejtuar opinionit publik, prindërit e viktimave kujtuan humbjen e rëndë që pësuan më 16 mars, kur 63 të rinj humbën jetën në zjarrin e diskotekës.

“Fëmijët tanë vdiqën më 16 mars – gjashtëdhjetë e tre fëmijë që nuk do t’i shohim më kurrë. Nuk po kërkojmë mëshirë, por drejtësi. Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë luftë, sepse fëmijët tanë e meritojnë. Po marshojmë për të vërtetën. Dhimbja është e jona, por lufta është për të gjithë ne. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj,” – thuhet në mesazhin e prindërve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashqevi simaku mesazh te birit nuk te mbaj inat as te gjykoj 11 muaj pa te takuar edhe nese me mohon si nene 691399f721b24
Lajmi i mëparshëm

Parashqevi Simaku mesazh të birit: Nuk të mbaj inat, as të gjykoj! 11 muaj pa të takuar, edhe nëse më mohon si nënë…

u cenua siguria kombetare ish prokurori policia kaos ne mbledhjen e provave 6913ac9fd0f3c
Lajmi i radhës

“U cenua siguria kombëtare”, ish-prokurori: Policia kaos në mbledhjen e provave

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë