pas javesh perleshjesh vdekjeprurese armepushimi midis tajlandes dhe kamboxhias hyn ne fuqi cfare do te ndodhe 69501c864fc57

Pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse, armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias hyn në fuqi, çfarë do të ndodhë

December 27, 2025
1 minut lexim

Një armëpushim midis Tajlandës dhe Kamboxhias ka hyrë në fuqi të shtunën në mesditë sipas orës lokale, duke i dhënë fund gati tre javëve përleshjesh të përgjakshme përgjatë kufirit mes dy vendeve, të cilat detyruan rreth një milion civilë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të posaçëm në një pikë kontrolli kufitar në provincën Chanthaburi të Tajlandës, mes ministres së Mbrojtjes së Kamboxhias, Tea Seiha, dhe ministrit tajlandez të Mbrojtjes, Natthaphon Narkphanit.

Në deklaratën e përbashkët, palët ranë dakord të ngrijnë vijat e frontit aty ku ndodhen aktualisht, të ndalojnë çdo përforcim ushtarak dhe të lejojnë kthimin e civilëve në zonat kufitare sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas marrëveshjes, pas 72 orësh nga hyrja në fuqi e armëpushimit, Tajlanda do të lirojë 18 ushtarë kamboxhianë të ndaluar që nga muaji korrik. Armëpushimi përfshin gjithashtu angazhimin për heqjen e minave tokësore dhe u arrit pas disa ditësh bisedimesh me mbështetje diplomatike nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministri tajlandez i Mbrojtjes e cilësoi armëpushimin si një provë për “sinqeritetin e palës tjetër”, duke paralajmëruar se Tajlanda ruan të drejtën për vetëmbrojtje nëse marrëveshja shkelet. Ndërkohë, shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, shprehu shpresën se armëpushimi do të hapë rrugën drejt paqes, ndërsa Bashkimi Evropian bëri thirrje për zbatim me mirëbesim.

Tajlanda kishte shprehur më herët hezitim për pranimin e një armëpushimi të ri, duke argumentuar se marrëveshja e mëparshme nuk ishte zbatuar siç duhet dhe duke akuzuar Kamboxhian për përpjekje për ndërkombëtarizimin e konfliktit. Armëpushimi i fundit i korrikut u prish në fillim të këtij muaji, pasi shpërthyen përleshje të reja, për të cilat të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende ne guatemala permbyset autobusi ne perrua mbeten te pakten 15 viktima 69501ad43ef21
Lajmi i mëparshëm

E rëndë në Guatemala/ Përmbyset autobusi në përrua, mbeten të paktën 15 viktima

tajlanda dhe kamboxhia ndalojne konfliktin e ashper me armepushimin e dyte 695020c7e1d57
Lajmi i radhës

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

Të fundit nga

Protestë e PD-së në Surrel

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”,

Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do

Aston Villa trondit Chelsean në Londër

Aston Villa ka shkaktuar senzacion në stadiumin “Stamford Bridge”  në Londër, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Chelsean, në takimin e javës së 18-të të Premier League në futboll. Futbollisti Ollie Watkins
ShkoLartë