pas interesimit te athines per grekun e dhunuar ne zvernec reagon ministria e jashtme 6a1cad4f83dcb

Pas interesimit të Athinës për grekun e dhunuar në Zvërnec, reagon Ministria e Jashtme

May 31, 2026
1 minut lexim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara në Zvërnec, ku gjatë një proteste pati përplasje fizike mes protestuesve dhe punonjësve të një kompanie private sigurie.

Në reagimin zyrtar, ministria shpreh keqardhjen për ngjarjen dhe njofton se autoritetet kanë ndërmarrë veprime ndaj personave të përfshirë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestoi punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht. Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti per protesten e studenteve shqiptare ne maqedonine e veriut 6a1cad07818b8
Lajmi i mëparshëm

Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

mandati i katert partia laburiste e kryeministrit robert abela fiton zgjedhjet parlamentare ne malte 6a1cade8242a5
Lajmi i radhës

Mandati i katërt, Partia Laburiste e kryeministrit Robert Abela fiton zgjedhjet parlamentare në Maltë

Të fundit nga

ShkoLartë