pas inspektimit auv mbyll dy strehimore per qen te financuara nga komuna e prishtines 6877ebe234cb3

Pas inspektimit, AUV mbyll dy strehimore për qen të financuara nga Komuna e Prishtinës

July 16, 2025
1 minut lexim

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka inspektuar dy strehimore ilegale për qen, të cilat ishin financuar nga Komuna e Prishtinës, dhe ka konstatuar shkelje të rënda që lidhen me mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.

Si rezultat, AUV ka urdhëruar mbylljen e të dy strehimoreve.

“Këto inspektime u realizuan pas kërkesave të përsëritura nga organizata jonë. Pa një monitorim të vërtetë, ky abuzim do të mbetej i fshehur. Dhe mos ta harrojmë: komuna ka injoruar vazhdimisht kërkesat tona për të marrë pjesë në vizitat monitoruese. Tani po e kuptojmë pse,” thuhet në reagimin e Fondacionit.

Strehimoret ishin menaxhuar nga Premtim Gashi dhe Florentina Bajrami, të cilët, sipas marrëveshjes, duhej të kujdeseshin për qentë në kushte të sigurta dhe humane. Ata paguheshin 50 euro për qen në muaj, por realiteti, sipas inspektimeve, ishte krejt ndryshe.

Çfarë gjeti AUV gjatë inspektimeve:

Higjienë e tmerrshme: ambiente të ndyra dhe të paorganizuara.

Mungesë totale e ujit të pastër dhe kujdesit bazik për kafshët.

Qen të ekspozuar ndaj temperaturave të larta, pa mbrojtje dhe në vuajtje.

Një qen i ngordhur u gjet në vendngjarje.

Numër më i vogël qenësh se sa ishte raportuar zyrtarisht, duke ngritur dyshime për manipulim dhe mashtrim.

Erë e rëndë dhe dyshime për ngordhje të pazbuluara, sipas dëshmive të punëtorëve përreth.

Mungesë e dokumentacionit veterinar, një shkelje serioze ligjore.

“Ky është një abuzim i qartë i fondeve publike dhe një neglizhencë totale ndaj mirëqenies së kafshëve, nga persona që publikisht pretendojnë se ‘mirëqenia e kafshëve është prioritet’. Këta njerëz siguruan që ne të mos e shihnim të vërtetën, duke na bllokuar pjesëmarrjen në vizitat monitoruese,” thuhet më tej në reagim.

Fondacioni kërkon që të merren masa të menjëhershme ligjore ndaj të gjithë përgjegjësve dhe që të rishikohen të gjitha kontratat e Komunës lidhur me trajtimin e qenve endacakë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillon ndertimi i parkut te eres ne shtip investim prej 500 milione dollaresh ne rajonin lindor 6877eb6ae0f07
Lajmi i mëparshëm

Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor

a duhet te sterviteni gjate ciklit menstrual 6877ecd37d952
Lajmi i radhës

A duhet të stërviteni gjatë ciklit menstrual?

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë