pas fitores se lvv se gervalla paralajmeron opoziten flet edhe per vijat e kuqe 6a2fca96a3147

Pas fitores së LVV-së, Gërvalla paralajmëron opozitën – flet edhe për “vijat e kuqe”

June 15, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e partisë Guxo, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, Donika Gërvalla deklaroi se bisedimet me partitë e tjera për koalicion të mundshëm do të zhvillohen pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla është optimiste që vendi nuk do të ballafaqohet përsëri me bllokada për formimin e institucioneve të reja.

Ajo tha se duhet të respektohet mesazhi i qytetarëve.

Gërvalla: Shpresoj që nuk do të ballafaqohemi edhe njëherë me bllokadat

“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, kur ti kemi rezultatet e certifikuara do të shohim se cilat janë mundësitë që na ofrohen. Unë shpresoj që nuk do të ballafaqohemi edhe njëherë me bllokadat e pakuptimta dhe me bllokim të institucioneve të shtetit, por siç e keni parë edhe para zgjedhjeve të fundit nuk ka qenë në dorën tonë, sepse ofertat kanë qenë më shumë se gjeneroze, mirëpo janë refuzuar. Shpresoj që mandati i fuqishëm i qytetarëve këtë herë të respektohet”, tha Gërvalla.

Më tej, Gërvalla tha se nuk është diskutuar as për vija të kuqe e koalicione.

Gërvalla: Nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe

“Nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe, e as për koalicione të cilat do ti shohim pasi të kemi marrë rezultatin përfundimtarë të certifikuar, me qëllim që ta dimë cili është mesazhi i qytetarëve. Ne përsëri kemi fituar zgjedhjet bindshëm, përsëri kemi më shumë vota se të gjitha partitë shqiptare tjera, prandaj nuk shoh asnjë arsyeje. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më e vogël, ky është një mesazh të cilin duhet ta analizojmë dhe kuptojmë drejtë të gjithë ne që jemi aktiv në skenën politike”, tha ajo, raporton KP.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arrit 45.25 për qind ose 339,348 vota (51 mandate).

PDK-ja është renditur e dyta, me 21% ose 151,595 vota (23 mandate).

E treta LDK-ja me 17.19% ose 128,891 vota (19 mandate) dhe AAK e katërta me 6.94% ose 52,086 vota (7 mandate).

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

marreveshja e luftes shba iran reagon evropa 6a2fc6071a530
Lajmi i mëparshëm

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

thirrjet e protestuesve rama ne burg berisha ne burg kryedemokrati qytetaret te mos ndikohen nga nje slogan 6a2fcb3524b12
Lajmi i radhës

Thirrjet e protestuesve “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Qytetarët të mos ndikohen nga një slogan…

Të fundit nga

Linjë e re ajrore Ankara-Shkup do të hapet më 2 korrik

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski njoftoi në një paraqitje në televizionin Sitel mbrëmë se përveç fluturimeve të rregullta për në Shkup, Turkish Airlines tashmë ka vendosur fluturime për në Ohër,
ShkoLartë