pas fitores ne balotazh rama rinis punimet ne sheshin xhorxh bush ne prishtine 69120f1020a5b

Pas fitores në balotazh, Rama rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

November 10, 2025
min lexim

jë ditë pas fitores në balotazh, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar rinisjen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një videomesazhi në Facebook, të cilin e shoqëroi me pamje nga punimet që po zhvillohen në terren.

“Përshëndetje Prishtina. Vazhdojmë me punë” ka shkruar Rama në postimin e tij.

Pse u ndalen Punimet për sheshin “Xhorxh Bush”?

Punimet për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush” që parashikohet të kushtojnë mbi 18 milionë euro, kishin filluar më 10 mars, por u ndalën vetëm dy ditë më vonë, për t’u rinisur më 16 prill dhe më pas më 29 prill.

Problemi kryesor që shkaktoi këtë ndërprerje ishin mosmarrëveshjet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, lidhur me ndikimin që mund të ketë ky projekt në asetet e trashëgimisë kulturore të zonës.

Përplasja mbi trashëgiminë kulturore dhe lejen e nevojshme

Sheshi “Xhorxh Bush” ndodhet në një zonë të njohur për monumentet e trashëgimisë kulturore të Prishtinës, e cila bën pjesë në Qendrën Historike të qytetit.

Sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për çdo projekt në këto zona, Komuna e Prishtinës duhet të marrë lejen nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM). Kjo leje, megjithatë, nuk ishte siguruar nga Komuna, çka shkaktoi kundërshtimet e institucioneve përkatëse.

Drejtori i Drejtorisë për Transformim në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, kishte theksuar se aplikimi për leje ishte bërë më 15 mars dhe se punimet kishin vazhduar vetëm në zonën publike, pa prekur asnjë aset të mbrojtur.

Ai kishte shtuar se qëllimi i projektit është që objektet ikonike të Qendrës Historike të Prishtinës të theksohen dhe të valorizohen më tej si pjesë përbërëse e një ansambli të ri urban.

Përplasje mes Komunës dhe Ministrisë së Kulturës

Në anën tjetër, IKMM-ja dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) kanë pasur dyshime lidhur me ndikimin që ky projekt mund të ketë në integritetin e monumenteve kulturore të Prishtinës.

Ata kanë argumentuar se Komuna e Prishtinës ka ndërhyrë në perimetrin e zonës së mbrojtur, e cila përfshin edhe kufirin që ndante dikur dy shiritat e rrugës “Xhorxh Bush”.

Komuna e Prishtinës ka reaguar duke akuzuar këto institucione se veprimet e tyre janë më shumë politike sesa profesionale, ndërkohë që MKRS-ja ka kundërshtuar këtë argumentim.

Ministria ka theksuar se është e gatshme të miratojë çdo projekt që respekton ligjet dhe standardet profesionale, por ka shprehur skepticizëm për projektin në “Xhorxh Bush”, duke theksuar se ai mund të rrezikojë trashëgiminë kulturore të qytetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak therret sali berishen per 21 janarin 69120cf5576c5
Lajmi i mëparshëm

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

si ta kuptoni se partneri juaj po mendon per dike tjeter 6912103211e5b
Lajmi i radhës

Si ta kuptoni se partneri juaj po mendon për dikë tjetër?

Të fundit nga

ShkoLartë