Rihanna u rikthye në restorantin Giorgio Baldi në Santa Monica të dielën, vetëm disa ditë pasi partneri i saj, A$AP Rocky, i organizoi aty një festë surprizë për ditëlindje.
Këngëtarja u shfaq me një stil të thjeshtë, e veshur me një pallto të gjerë me detaje leshi artificial, të cilën e kombinoi me një bluzë me kapuç të zezë dhe pantallona sportive në të njëjtën ngjyrë.
Duke fshehur sytë pas një pale syzesh të mëdha dhe elegante, ajo kishte veshur atlete të bardha komode, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Rihanna kishte realizuar një grim glam dhe i kishte lënë flokët e saj të zinj të lëshuar me onde të buta, ndërsa shijonte një darkë të vonë pa partnerin e saj afatgjatë, A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers.
Çifti ka qenë në qendër të spekulimeve për martesë gjatë vitit të kaluar, të nxitura nga fakti që ajo i është referuar atij si “bashkëshorti im i dashur”, ndërsa ai e ka quajtur atë “gruaja ime”.

Rihanna është në një lidhje me A$AP Rocky që nga viti 2020, dhe çifti kanë tre fëmijë së bashku: djemtë RZA, tre vjeç, dhe Riot, dy vjeç, si dhe vajzën Rocki, gati pesë muajshe.
Burimi: botasot.info


