pas festave mund te kete takim mes mickoskit dhe ahmetit 695043b946654

Pas festave mund të ketë takim mes Mickoskit dhe Ahmetit?

December 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 dhjetor – Sigurimi i shumicës së Badenterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe për zgjidhje të tjera ligjore mund të jetë arsye që kryeministri Hristijan Mickoski të realizojë një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin do të negociohen drejtpërdrejt zgjidhjet. Përmes bisedimeve të drejtpërdrejta të veçanta me deputetë nga komunitetet joshumicë, pas festave kryeministri do të kërkojë mbështetje për të ashtuquajturin votim të dyfishtë, në mënyrë që qeveria të mos marrë kritika nga BE-ja se po e bllokon institucionin e Avokatit të Popullit, por edhe disa ligje nga agjenda reformuese.

– Në janar do të angazhohemi seriozisht për të siguruar Badenterin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por edhe për të gjitha ligjet për të cilat është i nevojshëm, që të mos marrim vërejtje të panevojshme nga BE-ja. Nëse lideri Hristijan Mickoski do të takohet me liderin e BDI-së apo do të bisedojmë përmes deputetëve, është çështje strategjie. Nuk përjashtojmë që të ketë bisedime në nivel liderësh – thotë për “Sloboden Peçat” një funksionar i lartë qeveritar.

Mickoskit i nevojitet shumica e Badenterit edhe për miratimin e Ligjit për administratën publike dhe për Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një takim informues me gazetarët u bëri thirrje deputetëve që të gjejnë vullnet politik që Kuvendi të zgjedhë Avokatin e Popullit, pasi të punësuarit në institucion kanë dërguar letër si në Kuvend, ashtu edhe te mediat dhe ambasadat, duke theksuar se institucioni është në bllokadë të plotë dhe se tashmë nga 1 janari nuk ka kush t’ua nënshkruajë as pagat punonjësve. Gashi paralajmëroi angazhimin e tij personal për të gjetur zgjidhje për këtë çështje, pasi bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm dhe është e papranueshme që për kaq gjatë të mos ketë drejtues. Megjithatë, nuk ka zgjidhje se si do të sigurohen votat e BDI-së, duke pasur parasysh se pushteti nuk ka shumicë të Badenterit, e cila është e nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

17668684246361
Lajmi i mëparshëm

Hajredini thumbon Selimin duke u pyetur: Po t’ia heqësh paratë e Jahoskit, Mijallkovit dhe TELEKOM-it, ç’kuptim ka BDI?

kenge e valle per berishen simpatizantet e pd e djegin para liderit demokrat ne elbasan 6950519525fbb
Lajmi i radhës

Këngë e valle për Berishën, simpatizantët e PD e “djegin” para liderit demokrat në Elbasan

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë