Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka pritur në takim studentet e Fakultetit Juridik të UEJL-së, të cilat fituan vendin e tretë në garën mbarëshqiptare të simulimit të gjykimit “University Law Competition 2026” në Tiranë.
Ministri Shasivari ka shprehur mirënjohjen më të lartë për këtë sukses Flutura Xhemailit, Amina Ademit dhe Remzije Abazit, së bashku me mentoren e tyre, Prof. Dr. Vedije Ratkoceri.
Ai e vlerësoi rezultatin e tyre si shumë të rëndësishëm, për shkak se përfaqëson denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare dhe inkurajon institucionet të vazhdojnë me reformat, si garanci se e ardhmja e sistemit gjyqësor dhe sundimit të ligjit është në duar të sigurta.
Pas dy vitesh përplasje mes studentëve shqiptarë me Ministrinë e Drejtësisë, klima ka ndryshuar rrënjësisht me ardhjen e Ministrit Shasivari në krye të këtij dikasteri. Studentët dhe juristët e rinj shqiptarë tashmë kanë përkrahje institucionale dhe gjejnë partner të besueshëm te Ministri Shasivari.
Burimi: alfax.mk

