pas dy dekadash ne arrati kapet besim sherifi si ndodhi rasti tragjik ne kopanice me kater vrasje 69788e649ce1f

Pas dy dekadash në arrati, kapet Besim Sherifi, si ndodhi rasti tragjik në Kopanicë me katër vrasje

January 27, 2026
1 minut lexim

Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen katërfishe të anëtarëve të familjes Jusufi në fshatin Kopanicë të Shkupit, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2007.

Besim Sherifi, i cili për vite me radhë ishte i pakapshëm për organet e rendit dhe përmendej vazhdimisht në lidhje me këtë krim të rëndë, është lokalizuar dhe vënë në pranga pas hetimeve të gjata dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Vrasja katërfishe ndodhi pas një konflikti të ashpër mes dy familjeve, i cili kishte nisur pasi një vajzë nga familja Jusufi ishte larguar dhe ishte strehuar tek familja Sherifi. Tensionet kulmuan me përplasje të armatosur pranë varrezave të fshatit, ku fillimisht u vra Zija Jusufi (32), ndërsa më pas, gjatë sulmit në një shtëpi, humbën jetën edhe tre persona të tjerë.

Për këtë ngjarje, më herët ishin dënuar me burgim të përjetshëm Sabri Sherifi dhe babai i tij Mitat Sherifi, ndërsa Fatmir Sherifi ishte dënuar me 10 vjet burg. Emri i Besim Sherifit kishte qarkulluar gjatë gjithë hetimeve, por ai nuk ishte përfshirë në aktakuzat për shkak të arratisë dhe pamundësisë për t’u arrestuar.

Me kapjen e tij, pritet që autoritetet të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rolit të tij në një nga krimet më të rënda që ka tronditur rajonin.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perkujtimi i holokaustit spiropali shpetimi i hebrenjve maja morale e historise 69788d952637a
Lajmi i mëparshëm

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

trump rrit tarifat ndaj korese se jugut ne 25 seuli kerkon bisedime urgjente 69788ec77aaa4
Lajmi i radhës

Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente

Të fundit nga

ShkoLartë