anketa me e re ali ahmeti mbetet lideri me i besuar te shqiptaret 6a49150136453

Pas dokumentit për Alta Bankën, ja çka thonë nga BDI

November 11, 2026
1 minut lexim

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas akuzave të partisë në pushtet VLEN, se se gjatë qeverisjes BDI-LSDM në vitin 2023 i është hapur rruga hyrjes së ALTA Bankës në Maqedoni.

Sipas Integristëve, vendimi i tyre ka patur për qëllim të kundërtën, pra të mos lejohet shitja pa autorizim e pronës së RMV-së.

“Pretendimet që po bëhen për vendimin e vitit 2023 janë një gënjeshtër e plotë dhe një manipulim i paskrupullt! Përkundrazi, vendimi i vitit 2023 kishte pikërisht qëllimin e kundërt: të mos lejohej shitja pa autorizim e pronës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo është krejtësisht e kundërta e asaj që bën Qeveria e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në vitin 2025, kur me vendimin e saj i obligon institucionet e shtetit të vihen në shërbim të hyrjes së Alta Bankës dhe Davor Macurës në Stopanska Banka – Manastir.

Pra, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të njëjtën çështje, por për dy vendime me qëllime diametralisht të kundërta. Njëri mbronte pronën shtetërore, ndërsa tjetri vë institucionet e shtetit në shërbim të një transaksioni privat.

Kot tentoni të na e faturoni neve atë që e keni bërë vetë. Përgjegjësinë mbajeni vetë, sepse kjo gënjeshtër dhe kjo lojë e ulët politike nuk ju kalon! “, thuhet në reagimin e BDI-së.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1794425753240
Lajmi i mëparshëm

Mimoza Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime

FB IMG 1794427135474
Lajmi i radhës

Qoku: Si përfunduan aksionet e krushkut të Ahmetit te banka serbe Alta Bank?

Të fundit nga

ShkoLartë