pas disa muajsh thatesire dhe temperaturash te larta nisin reshjet e shiut ne kukes 68d7e8966d4e3

Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës

September 27, 2025
1 minut lexim

Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Kukësi është përfshirë së fundmi nga reshje shiu.

Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës njofton se, pavarësisht reshjeve, qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale vazhdon normalisht.

Rikthimi i reshjeve pritet të ndihmojë në parandalimin e rënies së mëtejshme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili prej katër muajsh po përballet me thatësirë të madhe dhe mungesë prurjesh nga burimet kryesore që e furnizojnë me vetëm 30 metra kub ujë.

Pamjet e xhiruara në zonën e Bushatit dhe pranë urës së madhe, afër ish-Uzinës së Bakrit, tregojnë një panoramë të pazakontë. Rezervuari më i madh i kaskadës së Drinit është shndërruar në një shtrirje balte, ku dallohen vetëm vijat e rrjedhjes së Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë.

Dy skajet ujore të liqenit janë kthyer në toka të baltëzuara, duke sjellë ndotje të pjesës së mbetur ujore, e cila po shkon drejt shterimit të plotë.

Thatësira e gjatë ka nxjerrë në sipërfaqe masive shkëmbore dhe truall e rrugë që prej dekadash ishin nën ujë, duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e liqenit. Liqeni i Fierzës ka rënë në 17 metra larg pikës së “vdekjes”, nivel ky i regjistruar tre vite më parë.

Sipas të dhënave, niveli aktual i ujit është 257 metra, ndërsa pika optimale është 271 metra, dhe ajo minimale 244 metra. Kuota maksimale arrin në 296 metra.

Kjo diferencë e madhe tregon përmasat e krizës ujore, e cila ka pasoja të ndjeshme edhe në prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali i Fierzës, një nga nyjet më të rëndësishme të sistemit energjetik kombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti lagjja e gazi babes dhe cairi do te jene kampione te zhvillimit 68d7e7323332c
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: “Lagjja e Gazi Babës dhe Çairi do të jenë kampionë të zhvillimit”

as merkella as stojkoviq e as gjurovski nuk e mposhten djalin nga llapi 68d7e8f7ca870
Lajmi i radhës

As Mërkella, as Stojkoviq e as Gjurovski nuk e mposhtën djalin nga Llapi 

Të fundit nga

ShkoLartë