pas dhunes fizike ndaj 13 vjecares ne gjilan prokuroria ndermerr veprime ligjore ndaj pese te miturave 689f38b1858f2

Pas dhunës fizike ndaj 13 vjeçares në Gjilan, Prokuroria ndërmerr veprime ligjore ndaj pesë të miturave

August 15, 2025
1 minut lexim

Pas ngjarjes së rëndë në Gjilan ku një 13 vjeçare u dhunua fizikisht nga bashkëmoshataret e saj, Prokuroria në Gjilan ka ndërmarr të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur.

Në një përgjigje nga zyra për media e Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se në këtë rast ishin të përfshira 5 të dyshuara.

Sipas përgjigjes thuhet se ndaj njërës, Prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14 vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht, ka kallëzim penal, ndërsa, ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasi që janë nën moshën e përgjegjësisë penale.

“Duke iu referuar kërkesës tuaj të parashtruar me datë 14 gusht 2025, lidhur me rastin e datës 04.08.2025, viktimës së mitur në Gjilan, PPM-96/2025, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës penale, dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur, ku të përfshirë: janë viktima e moshës së mitur 13 vjeçare, dhe 5 të dyshuara – ndaj njërës, Prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14 vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht, ka kallëzim penal, ndërsa, ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasiqë janë nën moshën e përgjegjësisë penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona do ta synoje transferimin e doue ne veren tjeter 689f38ae26553
Lajmi i mëparshëm

Barcelona do ta synojë transferimin e Doue në verën tjetër

trafik i renduar ne autostraden fushe milot lezhe makinat bllokohen mbi dy ore 689f395e5bd01
Lajmi i radhës

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

Të fundit nga

ShkoLartë