pas deklarates se gecit per thacin reagon kurti 69e8953b0effe

Pas deklaratës se Gecit për Thaçin, reagon Kurti

April 22, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të partisë së tij, Fatos Geci, i cili “uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi”.

Kurti tha se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Kurti: Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci

“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpriti fjalën, ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci edhe për shkak të gjuhës edhe komentit që bëri”, tha Kurti.

Deputeti Geci mbrëmë në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se fati i Hashim Thaçit do të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit, i cili dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pakistani reagon pas vendimit te trump per zgjatjen e armepushimit 69e894737832b
Lajmi i mëparshëm

Pakistani reagon pas vendimit të Trump për zgjatjen e armëpushimit

rama ne athine takimi me mitsotakis ti ngreme marredheniet shqiptaro greke ne nje nivel te ri 69e8961e96775
Lajmi i radhës

Rama në Athinë, takimi me Mitsotakis: T’i ngremë marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri

Të fundit nga

ShkoLartë