Pas dasmës së tyre, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë ndarë me ndjekësit një klip me disa momente të bukura nga rrugëtimi i tyre së bashku.
Krahas videos, çifti ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë ata që ishin pjesë e natës së veçantë.
“Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund”, thuhet në postimin e tyre.
Ata kanë theksuar se kjo mbrëmje do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre, së bashku me njerëzit që e bënë edhe më të veçantë momentin më të çmuar të jetës së tyre.
“Zemrat tona do ta ruajnë gjithmonë këtë mbrëmje dhe njerëzit që e bënë edhe më të bukur momentin më të çmuar të jetës sonë”, thuhet në postimin e çiftit.
Mesazhin e tyre e kanë përmbyllur shkurt, por me shumë emocion: “Dashni”.
Dasma e tyre u karakterizua nga një atmosferë festive, ndërsa pjesë e ahengut ishin edhe shumë figura publike dhe ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”.
Burimi: botasot.info

