pas bombave molotov te kryeministria berisha shetitje deri te kuvendi po u tregoj se ku do protestojme me pas 69499f03e72dd

Pas bombave molotov te Kryeministria, Berisha ‘shëtitje” deri te Kuvendi: Po u tregoj se ku do protestojmë më pas

December 22, 2025
1 minut lexim

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen.

Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.

Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

Më pas Berisha me truprojat e tij dhe mbështetësit është ndalur te Kuvendi, duke qëndruar në heshtje.

“Po u tregoj pikat ku do protestojmë. Do jetë kryeministria, parlament ti, Surreli sepse këto janë qendrat e krimit. Këto tre pika do jenë në qendër të popullit protestues. Shpëtim nuk ka për Edi Ramën, nuk ka shpëtim. Ai nuk e jep dorëheqjen, do ta heqim ne”, tha Berisha, por pa dhënë një datë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

milani e vendose ne shitje nkunkun 69499e53514fc
Lajmi i mëparshëm

Milani e vendosë në shitje Nkunkun

apple gjobitet me 98 6 milione dollare 69499f2ff062a
Lajmi i radhës

​Apple gjobitet me 98.6 milionë dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë