pas bisedes vuciq putin departamenti i shtetit rikujton deklaraten e rubios per ceshtjet problematike 6aba8d5211ffb

Pas bisedës Vuçiq-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios për çështjet problematike

September 28, 2026
min lexim

Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin rus, Vladimir Putin, Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese, të cilat janë me interes ndërkombëtar”.

Një ditë para se të jepte dorëheqje, Vuçiq e zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin më 26 shtator për marrëveshjen e gazit që Serbia pret ta arrijë me Rusinë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh.

Pas bisedës, Vuçiq deklaroi se është “i sigurt” se presidenti i ardhshëm i Serbisë “do të dijë të kujdeset për interesat e Serbisë dhe të ruajë atë lloj ekuilibri dhe përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”.

Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë bisedë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit iu referua deklaratës së Rubios të 23 shtatorit.

Rubio kishte thënë se, në kuadër të partneritetit strategjik që Shtetet e Bashkuara synojnë ta thellojnë me Serbinë, Uashingtoni njëkohësisht synon të adresojë çështjet potencialisht problematike që mund të shfaqen dhe që prekin drejtpërdrejt edhe interesat amerikane.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale energjetike, në kuadër të procesit të dialogut strategjik të zhvilluar në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe serbë e hapi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në gusht, ligjvënës republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan paraqitën një projektligj që kërkon masa amerikane në lidhje me Serbinë, për shkak të asaj që në dokument përshkruhet si “regres serioz” në demokraci dhe sundimin e ligjit, si dhe për shkak të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Sipas projektligjit, Serbia ka shënuar ngecje serioze në fushën e demokracisë, gjë që, sipas dokumentit, pasqyrohet edhe në Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 dhe në Raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë për vitin 2025.

Në këto raporte përmenden probleme të konsiderueshme me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe korrupsionin.

Megjithëse është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia prej gati pesë vjetësh nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues, ndër të tjera për shkak të mungesës së përparimit në sundimin e ligjit dhe si pasojë e mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit negociues, Moska e nisi pushtimi i plotë rus i Ukrainës.

Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Kjo ishte atëherë një nga arsyet kryesore të ngecjes së negociatave të anëtarësimit, ndërsa ndërkohë pati edhe përkeqësim në fushën e sundimit të ligjit.

Së fundmi, kongresisti amerikan Joe Wilson propozoi që takimi vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të zhvendosej nga Serbia në Karolinën e Jugut. Ai tha se arsyeja kryesore e këtij propozimi është, sipas tij, “ndikimi i tepërt” i presidentit rus Vladimir Putin në Serbi. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

schieder shqiperia ne fazen e fundit te negociatave me be 6aba8cef98fb5
Lajmi i mëparshëm

Schieder: Shqipëria në fazën e fundit të negociatave me BE

yamal koke e kembe ne dashuri 6aba8e1cf2797
Lajmi i radhës

Yamal kokë e këmbë në dashuri

Të fundit nga

Yamal kokë e këmbë në dashuri

Lamine Yamal është nga ata lojtarë të cilët nuk humbin kohë në fushë por as në jetën private. Kur bëhet fjalë për lidhjet e tij, 19 vjeçari ka qenë gjithmonë në vëmendje

Hoxhaj zgjidhet kryetar i Komisionit për Arsim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për Hoxhajn, kjo paraqet një rikthim në një fushë të
ShkoLartë