pas big brother vip ja spektakli tjeter ku do e shohim monika kryemadhin 699cd84c94484

Pas “Big Brother Vip”, ja spektakli tjetër ku do e shohim Monika Kryemadhin

February 24, 2026
1 minut lexim

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare rikthehet me sezonin e 45 për më shumë të qeshura.

Mbi 1000 shfaqe ndër dhjetëra vite dhe mijëra e mijëra orë, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 45-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Duke trajtuar problematike aktuale të shoqërisë, me batuta dhe ironi të hollë, spektakli i humorit përball me njëri-tjetrin njerëz që ndajnë hallet e përditshmërisë. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

Përpara pak çastesh faqja zyrtare e “Portokalli” në Instagram ka konfirmuar se në shfaqjen e kësaj jave do të jetë e pranishme opinionistja e “Big Brother Vip” 5, Monika Kryemadhi. Nxitoni të blini biletat në studiot e Top Media Kashar ose Arena Center dhe online në tickets.top-media.al për shfaqjen e parë të këtij sezoni, më 25 shkurt, ora 19:00 në studiot e Top Channel, Kashar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

limani nese gjithcka shkon sic duhet koalicioni me aki ne do te vazhdoje edhe ne zgjedhjet parlamentare 699cd5ffc90d4
Lajmi i mëparshëm

Limani: Nëse gjithçka shkon siç duhet, koalicioni me AKI-në do të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare

llumnica nenshkruan kontrate profesionale me malmon 699cdecee2719
Lajmi i radhës

Llumnica nënshkruan kontratë profesionale me Malmon

Të fundit nga

ShkoLartë