pas betejes se veshtire ne spital ndahet nga jeta babai i dj dagz 6adfd07688b3e

Pas betejës së vështirë në spital, ndahet nga jeta babai i DJ Dagz

October 27, 2026
1 minut lexim

DJ Dagz ka ndarë sot me ndjekësit e tij lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të tij. Vetëm pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 1” zbuloi se ai ndodhej prej disa ditësh në spital, ku ishte i intubuar dhe në luftë për jetën.

“U prefsh në paq bab”, shkruan në një postim DJ Dagz.

“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Naim (Limon) Gumnishta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulejmani sqaron detajet 12 lendet teorike te provimit te jurisprudences do te jene ne gjuhen shqipe 6adfd0765ab39
Lajmi i mëparshëm

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

dphm nga neser ndryshim i motit shi dhe bore ne vendet malore 6adfd13769075
Lajmi i radhës

DPHM: Nga nesër ndryshim i motit, shi dhe borë në vendet malore

Të fundit nga

ShkoLartë