pas apelimit te familjes per ndihme shskuk ja siguron 10 vjecari po trajtohet me kujdes maksimal 68b1ad817dae4

Pas apelimit të familjes për ndihmë, SHSKUK-ja siguron: 10-vjeçari po trajtohet me kujdes maksimal

August 29, 2025
1 minut lexim

Një apel për ndihmë është bërë publik për 10-vjeçarin, Elvis Hasani, i cili më 10 gusht u godit nga një veturë në Bresje të Fushë-Kosovës.

Lidhur me këtë rast ka reagur SHSKUK-ja.

“Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton opinionin publik lidhur me trajtimin e fëmijës E.H., i cili është pranuar më 10.08.2025 në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik, pas transferimit nga Klinika Emergjente, me gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e politraumës”, thuhet në reagimin e tyre.

“Pacienti ka marrë terapi antibiotike, antiepileptike, kortikoterapi, terapi fizikale dhe mbështetëse, ndërsa është ushqyer përmes sonde nazogastrike dhe është monitoruar vazhdimisht nga ekipi kujdestar”, thonë në reagimin e SHSKUK-së.

Njoftimi i plotë:

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton opinionin publik lidhur me trajtimin e fëmijës E.H., i cili është pranuar më datë 10.08.2025 në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik, pas transferimit nga Klinika Emergjente, me gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e politraumës.

Që nga pranimi, pacienti ka qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të stafit mjekësor dhe infermieror, duke marrë trajtimin e nevojshëm sipas protokolleve mjekësore. Është realizuar përpunim laboratorik dhe imazherik, si dhe janë kryer konsultime të shumta multidisiplinare (neurokirurg, neurolog pediatrik, oftalmolog, fiziatër).

Pacienti ka marrë terapi antibiotike, antiepileptike, kortikoterapi, terapi fizikale dhe mbështetëse, ndërsa është ushqyer përmes sonde nazogastrike dhe është monitoruar vazhdimisht nga ekipi kujdestar.

Pas 17 ditësh qëndrimi në kujdes intensiv, më datë 27.08.2025 pacienti është transferuar në Repartin e Neurologjisë Pediatrike, me parametra vitalë stabilë, duke vazhduar trajtimin e nevojshëm dhe nën mbikëqyrje të plotë nga stafi shëndetësor.

Klinika e Pediatrisë njofton opinionin publik dhe familjarët se fëmijës nuk i ka munguar asnjëherë kujdesi mjekësor, dhe mbetet nën përkujdesjen e pandërprerë të profesionistëve shëndetësorë të QKUK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xhezair avduli ne listen e u 21 te maqedonise 68b1ad74b9bfa
Lajmi i mëparshëm

Xhezair Avduli në listën e U-21 të Maqedonisë

shembet me shperthim te kontrolluar resorti ne kepin e rodonit u ndertua pa leje nga ish kryeinspektori i imt se ne durres 68b1ae268c6be
Lajmi i radhës

Shembet me shpërthim të kontrolluar resorti në Kepin e Rodonit, u ndërtua pa leje nga ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë