Donika Gërvalla, e propzuar nga Lëvizja Vetëvneodjse për kryetare të Kuvnedit, ka dështuar të zgjedhet, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan.
Gërvalla u akuza nga opozita se ajo është “anti-UÇK”.
Ajo u është kundërpërgjigjur atyre, se ata që e sulmojnë si anti-UÇK, duhet të maten fort.
“Sot e tutje do të marrë hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht që unë kam dërguar dëshmi në Hagë apo unë jam dëshmitare në Hagë, ndoshta nuk e kanë ditur në fillim të procesit, por sot gjithkush e dinë sepse trajtimi i dëshmive nga ana e akuzës ka përfunduar gjithkush e di që Donika Gërvalla nuk ka as kontakt as dëshmi as dëshmitare lidhur me gjykatën e Hagës.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK-së duhet të maten fortë mirë se mund t’ia dal që historia t’iu tregoj që kur unë kam kontribuar në UÇK si person dhe si strukturë disa të tjerë kanë qenë ende duke pirë qumësht. Nuk jam dëshmitare e Hagës“, ka thënë ajo.
Halilaj: Është e kot të tentohet të zhvlerësohet kontributi shekullor i znj.Gërvalla
Avokati dhe njëherit, anëtari i Listës “Guxo”, Gazmend Halilaj, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e saj është e drejtpërdrejt duke shtuar se opozita e etiketon si “anti-UÇK” shpesh pa sjellë dëshmi konkrete.

“Deklarata e ministres Donika Gërvalla është e fortë dhe e drejtpërdrejtë. Ajo synon t’i kundërvihet akuzave të vazhdueshme që i bëhen nga opozita, duke theksuar se ka dhënë kontribut të hershëm dhe të rëndësishëm në periudhën e luftës çlirimtare. Me fjalinë se “disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht”, Gërvalla nënkupton se shumë prej atyre që sot e kritikojnë nuk kanë pasur rol real në atë kohë, ndërsa ajo vetë ka qenë e angazhuar.
Opozita e etiketon si “anti-UÇK” shpesh pa sjellë dëshmi konkrete, më shumë për të krijuar një narrativë politike që synon të njollosë figurën e saj dhe të dobësojë besueshmërinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo tregon se lufta çlirimtare, për fat të keq, vazhdon të përdoret si mjet politik në vend të vlerësimit historik dhe institucional”, shprehet Halilaj.
Halialj thotë se “sulmet e opozitës duken më shumë si përpjekje për ta shfrytëzuar të kaluarën për përfitime politike”.
“Në këtë kontekst, qytetarët duhet të dallojnë mes propagandës politike dhe fakteve. Përkrahja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk duhet të bazohet në etiketimet që i bëhen një individi, por në punën konkrete që bën qeveria në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit dhe përfaqësimin dinjitoz jashtë vendit. Nëse e shohim që kjo qeveri po e bën këtë, atëherë përkrahja është e justifikuar dhe e arsyeshme.
Pra, sulmet e opozitës duken më shumë si përpjekje për ta shfrytëzuar të kaluarën për përfitime politike, ndërsa vlerësimi i qytetarëve duhet të jetë për të tashmen dhe për të ardhmen që ofrojnë institucionet.
Është e kot të tentohet të zhvlerësohet kontributi shekullor i znj.Gërvalla”, thekson ai.
Hajdaj: Sulmet e opozitës kanë për qëllim për të dëmtuar figurën dhe imazhin kombëtar të Donika Gërvalla
Edhe Kujtim Hajdaj, zyrtar në Listën “Guxo”, thotë se Gërvalla ka përballuar vazhdimisht sulme dhe etiketime politike që datojnë që nga fillimi i karrierës së saj.

Ai thotë se intensifikimi i këtyre sulmeve ndodhi pas vitit 2015, kur ajo dhe veprimtarë të tjerë të LDK-së jashtë Kosovës u ndaluan të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor të partisë, duke shtuar se frustrimet politike të LDK-së ndaj Donika Gërvalles u thelluan më tej pas formimit të Listës “Vjosa” dhe, më vonë, Partisë GUXO në shtator të vitit 2022.
“Historia e sulmeve dhe etiketimeve ndaj figurës patriotike të znj.Donika Gërvalla, kryetare e Partisë GUXO dhe aktualisht Zëvendës Kryeministre dhe Ministre e Jashtme dhe Diasporës, daton shumë më herët. Kjo qyshse kur Donika ka dalë në skenën politike përgjatë aktiviteteve të saja të hershme, në fillim të viteve 90-ta, kur e patë mbështet lëvizjen e madhe për liri dhe pavarësi të LDK në krye me Presidentin tonë historik, Ibrahim Rugova.
Dhe sigurisht, sulmet dhe ofendimet e të gjitha natyrave që janë bërë ndaj Donika Gërvalles, marrin hov me të madh pas ngjarjeve të 2015, kur Donikës dhe veprimtarëve tjerë të LDK jashtë Kosove, u ishte ndaluar të marrin pjesë në punimet e kuvendit zgjedhor të LDK në Prishtinë. Bile edhe sot, të gjithëve na mbesin para syve ato pamje të vrazhda kur Donika ishte maltretuar dhunshëm nga kujdestarët e rojës të Isa Mustafës. Por frustrimet më të mëdha të LDK ndaj Donika Gërvalla dhe jo vetëm…, shfaqën me formimin e Listës “Vjosa” kur perfundimisht u ndanë rrugët politike me LDK-në. Dhe sigurisht, edhe në vijim kur u formua Partia GUXO, në shtator të 2022. Pra, këto ato rrjedha politike ishin ato që patën ndikuar që LDK me partnerët e saj qeverisës, PDK, AAK dhe Nisma, të humbin perfundimisht pushtetin e vet, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Prandaj, këtu qëndron problemi dhe frustrimi kryesor i opozitës sepse ajo konsideron se pa këtë mbështetje që e ka patë dhe e ka edhe sot kryeministri Albin Kurti, LVV nuk do të mund të merrte pushtetin dhe qverisjen me Kosovën. Dhe ju e kuptoni se jo vetëm Donika Gërvalla, por edhe Faton Peci Kryetar dhe Minister i Bujqësisë, janë sot cak i sulmeve dhe ofendimeve me të ulëta nga ana e opozitës dhe e disa prej mediumeve të të tyre varëse. Dhe siç e dini Faton Peci dhe Donika Gërvalla, kanë dalur ndër figurat më të votuara politike në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, dhe sot Partia GUXO me 6 deputetë të saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, paraqet një forcë solide politike që është njeherit edhe një përkrahje e madhe për LV dhe Kryeministrin, Albin Kurti”, shpejgon ai.
Në fund, thotë se sulmet dhe akuzat e opozitës ndaj saj konsiderohen të pabazuara dhe kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën dhe imazhin e saj kombëtar.
“Përfundimisht, sot partitë e dalura nga lufta e kanë humbur kauzën e vet përballë popullit në Kosovë, si pasojë e politikave të tyre të dëmshme me plotë afera korruptive, dhe sigurisht, si pasojë e menagjimit të dëmshëm që i kanë bërë Veriut të Mitrovicës, duke e rrezikuar seriozisht copëtimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
E kundërta e këtyre politikave të opozitës, i kemi qasjet e drejta që i ka ndërtuar dhe zbatuar Qeveria Kurti, në raport me mirëqenien sociale dhe ekonomike, e parasegjithashë, në raport me politikën e drejtë që e kanë ndërtu dhe zbatu në Veriun e Mitrovicës. Pra, akuzat e opozitës, apo të partive të dalura nga lufta në Kosovë, janë krejtësisht të pabazuara dhe kanë për qëllim për të dëmtuar figurën dhe imazhin kombëtar të Donika Gërvalla”, përfundon ai për “Bota sot”.
Burimi: botasot.info


