pas aktgjykimit te kushtetueses vjen reagimi nga levizja vetevendosje 685dbe03a1d2b

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, vjen reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje

June 26, 2025
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ai konfirmon qëndrimet e saj që nga fillimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.

Sipas partisë, aktgjykimi thekson tre pika kyçe:

Obligimi për të përfunduar konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë deputetëve, jo vetëm subjektit të parë.

Gjykata thekson në paragrafët 190 dhe 191 se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi për të mundësuar funksionimin sa më të shpejtë të Kuvendit.

Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve është e barabartë dhe të dyja janë të domosdoshme për konstituimin e Kuvendit.

Vetëvendosje thekson se çdo subjekt politik ka të drejtë kushtetuese të propozojë kandidatët e vet për pozitat përkatëse dhe se këto propozime duhet të jenë të negociueshme nga të gjitha partitë. Gjykata e ka hedhur poshtë qëndrimin kontradiktor të opozitës që kërkonte kompromis vetëm për kryetarin, duke vënë në pah nevojën për konsensus të plotë në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Votimi i fshehtë në seancën konstituive nuk është shkelje e Kushtetutës.

Lëvizja Vetëvendosje nxit partitë opozitare të pranojnë votimin e fshehtë, duke theksuar se refuzimi i tyre duhet të jetë larg arsyeve kushtetuese dhe jo nga frika e humbjes së votave.

Në reagim përmenden edhe paragrafët kyç të aktgjykimit, të cilët nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe kompromisit për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit në Republikën e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fadil osmani uron gazeten bota sot i lexoj te gjitha rubrikat por si sportist me se shumti i lexoj ngjarjet sportive 685dbe00bc54d
Lajmi i mëparshëm

Fadil Osmani uron gazetën “Bota sot”: I lexoj tē gjitha rubrikat por si sportist më së shumti i lexoj ngjarjet sportive

ishte nisur nga kina anija me 3000 makina te reja fundoset ne paqesor pas zjarrit shkaterrues 685dbef0a02e2
Lajmi i radhës

Ishte nisur nga Kina, anija me 3,000 makina të reja fundoset në Paqësor pas zjarrit shkatërrues

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë