pas 33 vitesh trump jep urdher qe shba te rifilloje testimet e armeve berthamore po e bejne te tjeret pse mos ta bejme dhe ne 6904f707dea3b

Pas 33 vitesh Trump jep urdhër që SHBA të rifillojë testimet e armëve bërthamore: Po e bëjnë të tjerët, pse mos ta bëjmë dhe ne

October 31, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se SHBA i tij do të rifillonte testimet bërthamore, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse kjo do të përfshinte testet “tradicionale” nëntokësore që ishin të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë.

“Do ta mësoni shumë shpejt, do të bëjmë disa testime”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa fluturonte për në Palm Beach, Florida.

“Vende të tjera po e bëjnë. Nëse po e bëjnë ata, do ta bëjmë edhe ne”, tha ai.

Të enjten, Trump tha se kishte urdhëruar ushtrinë të rifillonte menjëherë testimet e armëve bërthamore për herë të parë në 33 vjet. Ky veprim duket të jetë një “mesazh” për fuqitë rivale bërthamore, Kinën dhe Rusinë.

Nuk është ende e qartë nëse Trump po i referohej testeve të armëve bërthamore apo testeve të raketave të afta të mbajnë koka bërthamore.

Asnjë fuqi tjetër bërthamore, përveç Koresë së Veriut, nuk ka testuar armë bërthamore në 25 vjet. Testi i fundit i Koresë së Veriut daton që nga viti 2017.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare do te ndodhe me sarah ferguson dhe princeshat ndersa andrew humbet tituj 6904f55327235
Lajmi i mëparshëm

Çfarë do të ndodhë me Sarah Ferguson dhe princeshat ndërsa Andrew humbet tituj?

7 ore ne gjykaten kushtetuese perfundon seanca veliaj niset drejt paraburgimit 6904fa3494f80
Lajmi i radhës

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

Të fundit nga

ShkoLartë