pas 26 vjetesh peja nuk shenoi asnje vrasje ne 2025 en 6964e54ec85fe

Pas 26 vjetësh, Peja nuk shënoi asnjë vrasje në 2025-ën

January 12, 2026
1 minut lexim

Pas 26 vjetësh, komuna e Pejës, ka shënuar vitin e parë pa asnjë vrasje.

Në një konferencë për media, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka prezantuar rezultatet e punës për vitin 2025, duke e cilësuar këtë vit si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton.

Në konferencë ajo ka treguar se për 25 vjet në rajonin e Pejës u shënuan 203 vrasje me 227 viktima.

“Çka ka qenë e rëndësishme për mua ka qenë siguria e qytetarëve. Siguria e pasurisë së tyre, mirëqenia e tyre e në veçanti luftimi i veprave penale kundër jetës dhe trupit që rrezikojnë jetën, pronën dhe mirëqenien e pasurinë e qytetarëve tanë e në veçanti qetësinë e njerëzve dhe qytetarëve tanë. Jemi të vetëdijshëm që për të luftuar këto vepra penale duhet një polic aktive, hetim të shpejt, efektiv dhe gjykim i drejtë dhe i paanshëm për të gjithë autorët. Duke ditur që regjioni jonë ka qenë më i ndjeshëm në aspektin e veprave penale të rëndë veçanti të vrasjeve. Aty ku shtrihet juridiksioni dhe kompetenca lëndore e territoriale kemi punuar në këtë drejtim dhe sot në praninë  e juaj kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin të prezantojë që pas 26 vjetësh pas luftës viti 2025 evidentohet si viti i vetëm pa asnjë vrasje në rajoni e Pejës”.

“Kjo ka ardh si rezultat i mirëkordinimit institucional dhe thellimit ndërinstitucional me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjetër institucional dhe pa minimizuar asnjëherë bashkëpunimin e ngushtë edhe me qytetarët tanë.  203 vrasje për 25 vite, me 227 viktima për 25 vitesh, është jashtëzakonisht shumë për një rajon siç jemi ne e mos të flasim sa e dhimbshme për familjarët që i kanë përjetuar këto”, tha ajo.

Vuçetaj po ashtu tha se kjo ka bërë që ta rendit Pejën si rajonin më të qetë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

partizani mbrojtja e berishesspak ne tejkalim kompetencash dhe nen ndikim politik 6964e333049f1
Lajmi i mëparshëm

“Partizani”/Mbrojtja e Berishës:SPAK në tejkalim kompetencash dhe nën ndikim politik

reagon aktori i njohur turk can yaman pas arrestimit te tij te bujshem 6964e67144675
Lajmi i radhës

Reagon aktori i njohur turk Can Yaman pas arrestimit të tij të bujshëm

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë