pas 15 oresh te rrethuar nga renea vetedorezohen dy te dyshuarit ne orosh u binden nga familjaret 6924d1288b6f1

Pas 15 orësh të rrethuar nga RENEA, vetëdorëzohen dy të dyshuarit në Orosh, u bindën nga familjarët 

November 24, 2025
1 minut lexim

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka.

Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se pas ndërhyrjes së motrave dhe vëllezërve të dy personave të dyshuar dhe thirrje për t’u dorëzuar, këta të fundit kanë pranuar.

Ata fshiheshin në një banesë të braktisur në Orosh, ndërsa fillimisht u pikasën nga policia e Pukës rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, e më pas në mbështetje kanë shkuar dhe forcat RENEA. Dy personat në fjalë dyshohet se kanë qenë të armatosur rëndë, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist.

Pas dorëzimit, forcat RENEA do të futen në banesë me qen, për të kontrolluar për eksploziv dhe për të parë se çfarë fshinin në këtë ambient të braktisur.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lajm i mire per prinderit kurti njofton rritjen e shtesave per femijet ja kur fillojne pagesat 6924d084b90d1
Lajmi i mëparshëm

Lajm i mirë për prindërit, Kurti njofton rritjen e shtesave për fëmijët – ja kur fillojnë pagesat

xpeng e preu robotin e saj ne skene per te vertetuar se nuk ishte njeri 6924d14e44f32
Lajmi i radhës

Xpeng e preu robotin e saj në skenë për të vërtetuar se nuk ishte njeri

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë