partite ftojne qytetaret qe te votojne ne balotazh 6910b5a12431c

Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

November 9, 2025
1 minut lexim

Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit.

Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.

“Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.

Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor.

Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ.

Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

wolfsburg u shkarkon trajnerin paul simonis pas nje periudhe te shkurter 6910b5939da22
Lajmi i mëparshëm

Wolfsburg-u shkarkon trajnerin Paul Simonis pas një periudhe të shkurtër

live mbahen zgjedhjet ne 5 bashki mbi 334 mije qytetare me te drejte vote vlora me numrin me te ulet te pjesemarresve 6910b646eebb1
Lajmi i radhës

LIVE/ Mbahen zgjedhjet në 5 bashki, mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote! Vlora me numrin më të ulët të pjesëmarrësve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë