partia e nenad rashiq siguron nje ulese ne kuvend 69524d3f4822e

Partia e Nenad Rashiq siguron një ulëse në Kuvend

December 29, 2025
1 minut lexim

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë gjatë Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare.

Në një komunikatë për media, partia bëri të ditur se me mbështetjen e qytetarëve, që është shprehur përmes 4,600 votash të fituara, ajo rikthehet sërish si subjekt parlamentar.

Sipas partisë, ky rezultat është një konfirmim i fortë se zëri i qytetarëve nuk mund të heshtë.

“Mbështetja juaj është fuqia që na obligon të vazhdojmë luftën për liri, drejtësi dhe mbijetesën e popullit tonë. Ju keni treguar se besoni në politikën e përgjegjësisë, dinjitetit dhe qëndrueshmërisë, dhe për këtë ju falënderoj sinqerisht”, theksohet në njoftim.

Partia shtoi se do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët në institucionet e vendit dhe të përkthejë këtë besim në rezultate konkrete.

“Ne e shohim këtë besim si një nder të madh, por edhe si obligim për të qenë më të fuqishëm, më prezent dhe më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthen boksi elektrik ne shkoder plagoset nje person 69524ce38c95f
Lajmi i mëparshëm

Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, plagoset një person

te pakten 13 te vdekur dhe dhjetera te lenduar pasi nje tren doli nga shinat ne meksike 69524d55067ca
Lajmi i radhës

Të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pasi një tren doli nga shinat në Meksikë

Të fundit nga

ShkoLartë