partia demokratike ne proteste para kryeministrise mbi 1300 police ne gatishmeri 6974cb187297c

Partia Demokratike në protestë para Kryeministrisë, mbi 1300 policë në gatishmëri

January 24, 2026
1 minut lexim

Partia Demokratike mban sot protestën e dytë kombëtare në orën 17:00, ku kërkon largimin e kryeministrit dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 1350 efektivë policie do të jenë të angazhuar në protestën e sotme, ndërkohë që ditën e djeshme policia ka njoftuar dhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit.

“Nga ora 23:45, të ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali””, thuhet në njoftim.

Ndërkohë blutë u kanë bërë thirrje qytetarëve të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1769258640786
Lajmi i mëparshëm

Thaçi: Rruga politike e Arbën Xhaferit mbetet orientimi i vetëm për shqiptarët

usain bolt mund ta beje nje rikthim senzacional ne lojerat olimpike 6974cb74a34e8
Lajmi i radhës

Usain Bolt mund ta bëjë një rikthim ‘senzacional’ në Lojërat Olimpike

Të fundit nga

ShkoLartë