parku kombetar mali sharr nenshkruan marreveshje per pyllezim te 12 hektareve 68cd53f3b324a

Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruan marrëveshje për pyllëzim të 12 hektarëve

September 19, 2025
1 minut lexim

Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr”, i udhëhequr nga drejtori Evzal Elmazi, ka nënshkruar marrëveshje donacioni me Shoqërinë për agrikulturë Pure Promise SHPK Tetovë, e cila parasheh pyllëzimin e 12 hektarëve në lokacione të ndryshme brenda parkut.

Sipas marrëveshjes, gjatë periudhës së qetësisë së vegjetacionit – nga vjeshta deri në pranverë – do të mbillen rreth 30.000 fidanë nga lloje autoktone pyjore, si bredhi, pisha e bardhë, ahu dhe panja.

“Ky projekt është pjesë e sanimit të sipërfaqeve që kanë pësuar dëmtime nga faktorë biotikë dhe abiotikë. Qëllimi ynë është rigjenerimi i pyjeve përmes llojeve autoktone, në përputhje me dokumentacionin planor të Parkut,” theksoi drejtori Elmazi.

Ai shtoi se për sipërfaqet e mbjella do të ketë kujdes të vazhdueshëm edhe në vitet e ardhshme, përmes monitorimit dhe zëvendësimit të fidanëve që nuk do të pranojnë.

Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” shprehën falënderim për kompaninë donatore, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë natyrore të Malit Sharr.
FB IMG 1758283082599

FB IMG 1758283100654

Screenshot 2025 09 19 14 04 04 746 com.facebook.katana edit

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani integrimi evropian eshte proces i perbashket kerkohet transparence dhe perfshirje e te gjitheve 68cd4e1d2d772
Lajmi i mëparshëm

Murtezani: Integrimi evropian është proces i përbashkët, kërkohet transparencë dhe përfshirje e të gjithëve

pritet qe ne dhjetor te jemi me te mire ne pjesen e axhendes reformuese dhe planin per rritje 68cd5a8dca163
Lajmi i radhës

Pritet që në dhjetor të jemi më të mirë në pjesën e Axhendës reformuese dhe Planin për rritje

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë