parku kombetar mali sharr feston 5 vite memishi pasuri kombetare qe kerkon kujdes te vazhdueshem 6a4405e152f72

Parku Kombëtar “Mali Sharr” feston 5 vite, Memishi: Pasuri kombëtare që kërkon kujdes të vazhdueshëm

June 30, 2026
1 minut lexim

5-vjetori i themelimit të Parkut Kombëtar Parku Kombëtar Mali Sharr është shënuar në Luginën e Leshnicës, një prej zonave më të pasura natyrore të rajonit dhe pjesë e rëndësishme e ekosistemit të mbrojtur të Sharrit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, i cili vlerësoi rëndësinë e parkut si pasuri kombëtare dhe simbol të trashëgimisë natyrore.

Ai u shpreh se Parku Kombëtar “Mali Sharr” nuk është vetëm një zonë e mbrojtur, por një aset i rëndësishëm ekologjik dhe kulturor.

“Ky park është shumë më tepër se një zonë e mbrojtur, ai është një thesar i biodiversitetit, një simbol i trashëgimisë sonë natyrore dhe një pasuri që kemi detyrim ta ruajmë për brezat që vijnë”, deklaroi Memishi.

Ai përcolli gjithashtu urime për përvjetorin dhe mirënjohje për organizatorët dhe drejtuesit e parkut, duke veçuar drejtorin Elmazi dhe ekipin e tij për angazhimin e përditshëm në mbrojtjen dhe promovimin e zonës.

“Urime për këtë përvjetor dhe mirënjohje për organizimin e shkëlqyer, veçanërisht për drejtorin Elmazi dhe të gjithë ekipin e Parkut Kombëtar ‘Mali Sharr’, të cilët me përkushtim punojnë çdo ditë për mbrojtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar”, shtoi ai.

Në përmbyllje të aktivitetit, u theksua nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërgjegjësimit publik për ruajtjen e biodiversitetit të Malit Sharr, i cili konsiderohet një nga zonat më të rëndësishme natyrore në vend.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cara delevingne konfirmon romancen me amber heard 6a44033ca90d1
Lajmi i mëparshëm

Cara Delevingne konfirmon romancën me Amber Heard

kuvendi i rmv se i miratoi ndryshimet ligjore trotinetet elektrike vetem per personat mbi 18 vjec dhe pa pasagjer 6a44072d14945
Lajmi i radhës

Kuvendi i RMV-së i miratoi ndryshimet ligjore: Trotinetët elektrikë vetëm për personat mbi 18 vjeç dhe pa pasagjer

Të fundit nga

ShkoLartë