paris guri pret perfaqesues te bdi se thekson rolin e rinise ne vendimmarrje 69cd986c92c7f

Paris Guri pret përfaqësues të BDI-së, thekson rolin e rinisë në vendimmarrje

April 2, 2026
1 minut lexim
guri

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Forumit të Rinisë, Paris Guri, ka pritur në një takim përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë takim morën pjesë Ylli Paçuku dhe Janina Dardhishta, anëtare e Forumit Rinor të BDI-së, me të cilët u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet të rinjve dhe forcimin e lidhjeve politike në rajon.

Guri bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit është theksuar rëndësia e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e politikave dhe të ardhmes së rajonit.

Takimi u konsiderua si një hap pozitiv drejt rritjes së bashkëpunimit ndërmjet strukturave rinore dhe forcimit të komunikimit politik mes të rinjve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lufta ne iran zbulohen kushtet e trump per armepushim 69cd97891757b
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Iran, zbulohen kushtet e Trump për armëpushim

Të fundit nga

ShkoLartë